Transmetuar më 08-07-2020, 21:25

Këngëtarja dhe deputetja e PDK-së në Kosovë, Eliza Hoxha është prekur nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur këtë mbrëmje vetë ajo përmes një publikimi në rrjetet sociale.

Ajo shkruan se ka rezultuar pozitive në testin e kryer.

Reagimi i Eliza Hoxhës në rrjetet sociale

Të dashtun miq, pas testit negativ të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv… Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si: Plogështi Ethe Temperaturë Koll

Poashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë…

Çfarë mund të ju them unë e që nuk e keni dëgju deri tani…Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten e të tjerët. Maska, higjiena e theksuar, distanca tashmë janë domosfoshmëri dhe mënyrë jetese.

Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkjetojmë me te.

#lajiduart #vendosemaskën #mbajedistancen

p.s. për ata që i kam pas afër këto ditë uroj të mos sëmuren, e nëse po ta kalojnë me lehtësi./noa.al/