Vijnë si paralajmërim fatkeqësish për Shqipërinë! Ja kur do të shihet kometa e radhës me sy të lirë
Transmetuar më 08-07-2020, 18:11

Në muajt e parë të këtij viti, teleskopi hapësinor Neowise zbuloi kometën e fundit, si një objekt i largët dhe i paqartë.

Më 27 Mars, kometa me emrin "Neowise", 312 milionë kilometra larg nga Dielli ynë, shkëlqente edhe pse me një madhësi rreth 25,000 herë më e vogël se ylli më i largët që mund të shikohet me sy të lirë.

Kjo kometë sipas shkencëtarëve do të shfaqet nga 12 korriku në qiell dhe do të mund të shihet me sy të lirë, për gati një muaj. Ajo do të shihet në hemisferën veriore, ku përfshihet edhe Europa.

Kometa të ngjashme janë shfaqur në vitin 1913 dhe në pranverën e vitit 1997.  Nisur nga kjo rastësi, ajo është parë nga supersticiozët edhe si një ogur i zi për shqiptarët, pasi në 1913 kombi shqiptar u copëtua dhe në marsin e vitit 1997, Shqipëria përfundoi në një kaos total.

Ismail Kadare në romanin "Viti i mbrapshtë" e kidh fatkeqësinë e ndarjes së kombit tonë, me paralajmërimin nga shfaqja e kometës.

Në korrik, kometa e re do të bëhet një objekt tërheqës në qiell pasi dy kometa të mëparshme (ATLAS dhe SWAN) u ndezën në fillim të këtij viti, pa u vërejtur me sy të lirë.

Astrofotografi Chris Schur kapi këtë pamje të kometës NEOWISE F3 nga Payson, Arizona para agimit në 5 korrik 2020, teksa ajo po i afrohet Tokës.

Kometa NEOWISE i mbijetoi afrimitetit të saj më të afërt me diellin, (perihelion) ndryshe nga paraardhësit e saj të vitit 2020, kometat ATLAS dhe SWAN.

Kometat kanë akuj në përbërje, që do të thotë se copëtohen kur i afrohen Diellit.

/NOA.al

Loading...