Transmetuar më 08-07-2020, 15:38

Nisur nga situata me koronavirusin, në porte dhe aeroporte pasagjerëve u matet temperatura për të zbuluar në kohë nëse janë infektuar apo jo.

Ndërkohë, në Portin e Durrësit janë vendosur kamera termike për matjen e temperaturës së udhëtarëve.

Ky lloj sistemi, bën të mundur matjen e temperaturës së udhëtarëve në distancë duke respektuar protokollin anti-kovid të lëvizjes.

Po ashtu diçka e tillë përbën edhe një siguri për personelin mjkësor që maste temperaturën manualisht.

Procedura ndiqet në distancë nga personeli mjekësor, i cili aktivizohet kur aparatura jep sinjalizimin. /k.k/noa.al/