Transmetuar më 08-07-2020, 08:47
Parate e bllokuara

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, si rezultat i kontrolleve të imtësishme të zhvilluara nga shërbimet e Policisë Kufitare në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, ku një person është kapur me 15 mijë paund.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga ana e Policisë Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, shërbimet e policisë, në hyrje të Shqipërisë, në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar 29-vjeçarin F. K., banues në Mat.

Gjatë kontrollit të ushtruar, të riut, në çantën e shpinës iu gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15000 paund.

Në përfundim të veprimeve shtetasi F. K., u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Për ndjekje të mëtejshme në ngarkim të tij, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës. /a.y/noa.al