Transmetuar më 07-07-2020, 23:02

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Pejë-Deçan, konkretisht në fshatin Lëbushë.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Mësohet se të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





