Transmetuar më 07-07-2020, 18:01

Avioni transportonte kokainë me vlerën e më shumë se 4.9 milion dollarëve.

Kontrabandistët meksikanë u aksidentuan me aeroplanin e tyre privat, pasi e ulën atë në rrugën e një xhungle në Meksikë, kur aeroplanët ushtarakë filluan ta ndjekin.

Ushtria meksikane e kapi avionin e kontrabandistëvem pasi bëri një ulje emergjente, – transemton NOA.al.

Video e postuar nga zyrtari i lartë i policisë së shtetit "Quintana Roo" tregoi tymin dhe flakët që lëshonte avioni, ndërsa ishte ulur në një autostradë rurale me dy korsi.

Avioni, i cili dyshohet se mbante qindra kilogramë drogë shpërtheu në flakë, në gadishullin Jukatan.

Departamenti i Mbrojtjes tha që avioni kishte mbërritur nga Amerika e Jugut dhe ishte gjurmuar që kur hyri në hapësirën ajrore meksikane.

Sipas departamentit, dy aeroplanët e forcave ajrore u dërguan për ta ndjekur, ndërsa pasagjerët u hodhën me parashutë, para se avioni të rrëzohej.

Është e paqartë nëse aeroplani bëri ulje urgjence dhe më pas shpërtheu në flakë, apo trafikantët e vunë zjarrin me qëllim.

Transmetuesi Milenio, i cili tregoi pamjet e aeroplanit gjysmë të djegur në një autostradë të rrethuar nga bimësia e dendur, raportoi se aeroplani kishte mbërritur nga Maracaibo, Venezuelë.

Reuters nuk mundi të verifikojë informacionin, sepse qeveria e Venezuelës nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Asnjë arrestim nuk është bërë deri tani lidhur me ngjarjen./NOA.al