Transmetuar më 07-07-2020, 16:58

Shpesh mendohemi dy herë për të blerë shalqi pasi mund të jetë i papjekur.

Por në fakt ka disa mënyra se si të zgjidhni një shalqi të ëmbël dhe të pjekur mirë.

Këshillë 1: Gjeni një pjesë të verdhë të shalqinit.

Pjesa e verdhë e shalqinit tregon nëse është pjekur aq sa duhet apo jo. Nëse është pjekur, ngjyra duhet të jetë e verdhë kremoze, gati si gjalpi.

Sa më e madhe të jetë pjesa e verdhë aq më shumë kohë i është dashur shalqinit të piqet. Nëse pulla duket disi e bardhë dhe jo e verdhë, atëherë shalqini nuk është shumë i pjekur.

Këshillë 2: Trokiteni lehtë me gisht

Trokiteni lehtë me gisht dhe nëse dëgjoni një tingull të thellë do të thotë se shalqini është pjekur saduhet.

Nëse lëshon një zhurmë të mërzitshme dhe të hollë do të thotë se është pjekur më shumë se sa duhet dhe mishi brenda do jetë bërë i butë ose është prishur.

Këshillë 3: Kërkoni një shalqi të rëndë

Gjithashtu, një shalqin i mirë ka shumë të ngjarë të jetë më i rëndë se të tjerët. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd