Transmetuar më 07-07-2020, 14:53

Një person i cili ka qenë duke u larë të liqeni artificial në Tiranë, ka rrezikuar mbytjen.

Rreth orës 13:00, është nxjerrë nga liqeni artificial Gj. C., 65 vjeç, i cili gjatë kohës që ka qene duke u larë, ka rrezikuar të mbytej.

Ky shtetas është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al

😯

Publiée par JOQ Albania sur Mardi 7 juillet 2020