Transmetuar më 07-07-2020, 09:16
Alexander Blake Klass
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku ka humbur jetën një ushtar amerikan.
Lajmi u konfirmua mbrëmjen e së hënës nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, i cili njoftoi se ushtari, pjesë e forcave paqeruajtëse ka humbur jetën si pasojë e një incidenti.
Bëhet fjalë për 20-vjeçarin Alexander Blake Klass, nga Willamina, në Oregon, më 4 korrik, në kampin në Novosellë.
Lidhur me rrethanat e vdekjes nuk bëhen me dije më shumë detaje, ndërkohë që hetimet janë në vijim.
Ushtari kishte shkuar në Kosovë, bashkë me njësinë me të cilën shërbente. /a.y/noa.al