Turqia 24 orët e fundit, 1086 të infektuar, 2315 të shëruar, 16 viktima
Transmetuar më 07-07-2020, 01:26

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se u regjistruan 24 orët e fundit, 1.086 raste të reja me COVID-19 gjatë ditës së kaluar, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara ka arritur në 206.844.

Mbi 2.300 persona janë shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi gjatë 24 orët e fundit. Koca tha se gjithsej 2.315 pacientë janë shëruar nga virusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 182,995.

Numri i rasteve të vdekjes në Turqi u rrit në 5.241, me 16 raste të reja të vdekjeve të raportuara në 24 orët e fundit.

Autoritetet shëndetësore turke kryen 52.193 teste të reja të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë kanë kryer mbi 3.68 milionë teste.

Që nga shfaqja e saj në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, pandemia ka marrë mbi 535 mijë jetë njerëzish në të gjithë botën.

Më shumë se 11,49 milionë raste janë raportuar në të gjithë botën ndërsa mbi 5,21 milionë pacientë janë shëruar, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti "Johns Hopkins" me qendër në SHBA.

Loading...