Transmetuar më 06-07-2020, 19:26

Shtimi i rasteve të të prekurve me koronavirus ka bërë që policia në Korçë të shkojë në banesat e të prekurve për të kontrolluar nëse kanë dalë apo jo.

Deri tani nuk janë konstatuar shkelje nga ana e të infektuarve, të cilët e kanë të ndaluar me ligj që të dalin nga banesa.

Ata duhet të qëndrojnë në karantine për një periudhë jo më pak se 14 ditë.

Më herët janë paralajmëruar masa të forta edhe për bizneset që nuk respektojnë masat e vendosura.

Gjobë, deri në ndjekje penale, është prashikuar nëse konstatohen shkelje. /k.k/noa.al/