Kanye West “frikëson” Donald Trump: Do të kandidoj për President!
Transmetuar më 06-07-2020, 16:45

Reperi dhe producenti me famë botërore Kanye West, pas paralajmërimeve njoftoi se do të hedhë zyrtarisht kandidaturën në zgjedhjet presidenciale amerikane në nëntor.

Ai kërkon të sfidojë Donald Trump dhe kandidatin demokrat, çka në rast se ia del mbanë do të ishte ndoshta herë e parë që të fitojë një kandidaturë jashtë dy partive kryesore në SHBA.

Megjithatë mediat e huaja thonë se nuk dihet nëse West i ka marrë firmat e nevojshme të numrave që nevojiten për t’u futur zyrtarisht në garë.

Gjithsesi, ai deklaroi dje publikisht se do të kandidojë për President i SHBA-ve.

“Ne duhet tashmë të përmbushim premtimin e Amerikës duke pasur besim të Zoti, duke bashkuar vizionet tona dhe për të ndërtuar të ardhmen tonë. Jam kandidat për presidencën e SHBA-së 2020”, njoftoi në një mesazh në Twitter, Kanye West.

West 43-vjeçar mund të jetë i dyti njeri me ngjyrë që bëhet president i SHBA-së, pas Barack Obama.

Po ashtu bashkëshorti i Kim Kardashian ka zënë tituj kryesorë të gazetave këto vitet e fundit për problemet e tij psikiatrike, deklaratat e tij të diskutueshme për skllavërinë dhe për mbështetjen e tij për presidentin republikan Donald Trump, i cili është shumë jopopullor në botën e rap-it.

Kanye West gjithashtu u takua me presidentin republikan kokë më kokë në Zyrën Ovale në vitin 2018 dhe duket se kandidatura e tij mund të jetë edhe taktikë, thjesht për t’i hequr vota kundërshtarëve të Trump./NOA.al

Loading...