Transmetuar më 05-07-2020, 15:41

“SPAK zgjohu, Rama dhe qeveria përhapën dhe përhapin pandeminë, ja faktet”.

Është kjo akuza e bërë nga nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i cili ndan disa fotografi, nga përplasjet për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe nga takimet e socialistëve shoqëruar me grumbull njerëzish.

“Kanë edhe fytyrë këta të qeverisë dhe gjobisin qytetarë e biznese për pandeminë. Rama me qindra policë, deputetë, kryetarë bashkie tufa tufa, kryetari bashkisë së Tiranës etj., etj, përhapin pandeminë, shkelin dhe dhunojnë vetë kufizimet me çfarë ju vjen për dorësh. Çfarë të drejte kanë mbi ligjin këta të rilindjes. Këta që i çanë veshët gjithë popullit për drejtësi e reformë në drejtësi, e gjoja barazi para ligjit e dreqin me të bir”, shkruan Vasili.

Ai bën thirrje ndaj prokurorisë së posaçme: “SPAK boll fjete!”

Në vijim shton se njerëzit po infektohen dhe vdesin nga koronavirusi për shkak të vetë qeverisë dhe drejtësia fle.

“Ju të SPAK shihini fotot, boll u trembët, bëjeni detyrën dhe çojini në burg këta genocidiste”, deklaron nënkryetari i LSI. /a.y/noa.al

Nuk rreshtin viktimat prej koronavirusit, dy pacientë ndërrojnë jetë

Sërish shifra të larta infektimesh me koronavirus, 74 raste të reja në 24 orë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd