Edhe një viktimë nga koronavirusi, shkon në 5 numri i të vdekurve tek Infektivi në 24 orë, të gjithë përdorën maskën e njëjtë për frymëmarrje
Transmetuar më 05-07-2020, 14:48

Është shënuar viktima i pestë në 24 orë nga COVID-19 në spitalin Infektiv të Prishtinës, raporton noa.al.

Kështi, pesë persona kanë vdekur orët e fundit nga COVID-19 në Kosovë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 71.

Dyshohet se të gjithë viktimat kanë përdorur maskën e njëjtë të asistimit për frymëmarrje.

“Të gjitha viktimat kishin edhe sëmundje shoqëruese dhe janë mbi moshën 60 vjeçare”, ka thënë një zyrtar i QKUK-së.

Arbnora Fazliu nga Mitrovica, vajza e një pacienti 70-vjeçar, që ka qenë i infektuar me koronavirus, e që ka vdekur në orët e hershme të së dielës, tha për mediat se dyshon që babait të saj nuk i është dhënë ndihma e duhur mjekësore.

Deri tani në Kosovë janë prekur me koronavirus 3 mijë e 356 persona, ku janë shëruar 1 mijë e 874.

Loading...