
Vëllai i Zhaneta Josifit, Selman Fejzo, flet pasi motra e tij dhe mbesa u vetëflijuan, ndërsa vajza tjetër e familjes po trajtohet në spitalin psikiatrik.
Fejzo ka deklaruar se kishte kohë që nuk kishte kontaktuar me motrën, ndaj u detyrua që të shkojë në polici.
“Sa herë kemi shkuar në shtëpi, Anisa nuk dilte. Na thoshte Anisa është në shtëpi, po lexon. Po kalonte kohë që nuk po kontaktoja me motrën, ndaj shkova në polici. Nuk na shkonte kurrë në mendje për këtë që ndodhi”, deklaroi Fejzo për ‘News 24’.
Nënë e bijë u gjetën të vdekura në banesën e tyre në Kombinat, mbrëmjen e së enjtes.
Viktimat janë Zhaneta Josifi 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, me origjinë nga Përmeti, të cilat dyshohet se u vetëflijuan për tu ringjallur, siç sipas tyre parashikonin udhëzimet e një sekti fetar, të cilin thuhet se ndiqnin.
Ndërkohë 34-vjeçarja Blerta Josifi, po trajtohet në spitalin psikiatrik në gjendje të rënduar psikologjike. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





