Transmetuar më 05-07-2020, 11:11

Një punonjëse e një kopshti zoologjik, në Zyrih të Zvicrës, u sulmua dhe u vra nga një tigër.

Gruaja, e moshës 55-vjeçare u sulmua rreth orës 13.20 të së premtes, nga tigri.

Bëhet fjalë për një tigër të llojit Amur, femër 5 vjeç me emrin Irina.

Kopshti zoologjik ka dy tigra Amur, një femër 5 vjeç me emrin Irina dhe një mashkull 4 vjeç e gjysmë me emrin Sayan.

Dinamika e ngjarjes nuk bëhet ende me dije, por duket se gruaja ishte duke pastruar brenda rrethimit, kur u sulmua nga tigri.

Kopshti zoologjik i Zyrihut, u hap më 6 qershor, pas lehtësimit të masave kufizuese prej koronavirusit. /a.y/noa.al