Transmetuar më 05-07-2020, 09:15

Një person ka mbetur i plagosur në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës në Mat.

Rreth orës 23.05, policia e Matit, ka marrë informacion se në aksin rrugor Burrel -Tiranë, pranë një lokali, është plagosur me armë zjarri E.M., 30 vjeç i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Nga hetimet e policisë është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e T.(H), Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes.

Shërbimet e policisë po në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Shërbimet e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd