Kompanitë e urbanëve në Tiranë do të rifillojnë punën ditën e hënë. Është arritur marrëveshja mes tyre dhe bashkisë së Tiranës, për kërcënimeve se do të gjobiten dhe do u hiqet licenca.
Transporti publik u ndërpre në fillim të muajit mars, kur shpërtheu pandemia dhe u vendos izolimi në të gjithë vendin.
Shoqata e transportit publik tha se shërbimi do të fillojë nga kjo e hënë, përmes një protokolli që është dakordësuar me autoritetet, me qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga Covid-19.
Shoqata tha se udhëtarët dhe punonjësit do të mbajnë përgjegjësi personale, në rast se shekelin rregullat anti-Covid.
Kështu, si në qëndrimet në stacion, ashtu edhe gjatë udhëtimit në autobus, qytetarët do të duhet të ruajnë një distancë të caktuar si dhe është i detyrueshëm përdorimi i maskës për çdo udhëtar.
Kryebashkiaku Veliaj pati paralajmërua se, nëse kompanitë nuk fillojnë ditën e hënë do të gjobiten dhe më pas do i’u hiqet licenca.
/NOA.al