Covid i prishi planet. Zbulohet udhëtimi i vështirë i Arilena Ara, për të çuar Shqipërinë në Eurovizion
Transmetuar më 04-07-2020, 12:09

Pak ditë më parë, pas një mbledhjeje të drejtuesve të RTSH, u konfirmua se do të nisin përgatitjet për edicionin e 59-të të këngës, i njohur ndryshe si Festivali i Këngës.

Siç dihet prej vitin 2004, fituesi i këtij festivali përfaqëson Shqipërinë në Eurovision.

Sa i përket festivalit të RTSH së këtij fundviti, për herë të parë mbetet e paqartë se kush do ta përfaqësojë Shqipërinë, në Eurovision 2021. Fituesja e vitit të kaluar Arilena Ara nuk ka të ngjarë të marrë një biletë "falas", në Roterdam.

Arilena Ara fitoi edicionin e fundit të festivalit, mes polemikash, dhe priste të përfaqësonte Shqipërinë në Roterdam, planifikuar të mbahej në maj të këtij viti, me këngën e saj "Fall From The Sky".

Fatkeqësisht, Eurovision 2020 u anulua për shkak të shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Kjo do të thoshte që fituesja e  një edicioni të "X Factor Albania" nuk pati shansin ta realizonte ëndrrën e saj në Eurovision, për vitin 2020.

Transmetuesi RTSH tani ka konfirmuar se Festivali i 59-të i Këngës do të zhvillohet këtë dhjetor. Ndërsa festivali i këngës parashikon pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovizion, kjo do të thotë se Arilena Ara për të përfaqësuar Shqipërinë në "Eurovision Song Contest 2021", sërish në Roterdam, do të jetë në garë me fituesin e këtij viti.

Nuk përjashtohet mundësia që Arilena të kthehet në Festivalin e 59-të të Këngës, si garuese për të provuar fatin e saj përsëri, për përfaqësimin në Eurovision 2021. Në këtë rast është e zgjidhur pjesëmarrja, por në rast se Arilena mungon, është hedhur ideja e shortit, ose e një konkursi "online" me votat e publikut mes saj dhe fituesit të festivalit të këtij viti.

Aktualisht, të gjitha tubimet e mëdha publike në Shqipëri janë anuluar, por megjithatë bashkia e Tiranës ka organizuar një koncert. Nuk dihet nëse ky kufizim do të mbetet në fuqi deri në dhjetor dhe çfarë efekti do të ketë ai për mbarëvajtjen e festivalit, apo nëse masat paraprake COVID-19 do të kenë ndikim negativ për anulimin e Festivalit të 59-të të Këngës.

Festivali i Këngës mbahet rregullisht, çdo fundvit, që nga viti 1962.

/NOA.al

Loading...