Ish-banori i Big Brother Albania infektohet sërish me koronavirus, 3 muaj pas shërimit
Transmetuar më 03-07-2020, 21:31

Një qytetar shqiptar nga Prishtina që kishte kaluar koronavirusin 3 muaj më parë, është infektuar sërish nga virusi. Pacienti Petrit Bylykbashi ishte nga të parët persona që doli publikisht për të treguar se ishte infektuar me Covid-19. Bylykbashi, ish-banor i “Big Brother”  u shërua, por sot ka njoftuar se pas tre muajve përsëri ka dalë pozitiv duke shtuar se virusi është më agresiv.

“Mbas 4 ditëve të rishfaqjes se simptomave dhe një konsulte të gjendjes disaorëshe maratonike bashkë me Naser Ramadanin vendosem që unë me u ritestu për Covid-19, fatkeqësisht rezultova pozitiv në SARS-CoV-2 përsëri, virusi mu kthy afërsisht 3 muaj mbas shërimit dhe kësaj here shumë më agresiv, po sulmon aty ku ka dëmtuar herën e parë, direkt në mushkëri.

Të jem realist, duke qenë i bindur plotësisht që nuk kthehet virusi, nuk jam ruajt as për një moment të vetëm dhe kontakt me njerëz të infektuar kam pas në shumë raste. Herën e parë fatmirësisht nuk është infektu askush nga unë, po uroj që kjo e njëjta me ndodh edhe këtë herë, unë prapë nga sot jam i vetëizoluar për aq kohë sa të është e nevojshme. Kujdesuni për veten, virusi rikthehet”, ka shkruar ai në Facebook.

Infektimi i parë i Petritit

Fotogaleri

Loading...