Kudo në Europë pandemia e koronavirusit ndërpreu aktivitetet sportive, mes tyre edhe futbollin.
Me rihapjen, në Holandë fubolli u ndërpre përfundimisht.
Për disa muaj nuk u luajt, teksa shumë shtete vendosën të rikthenin futbollin. Gjermania e para, e më pas e ndoqën Italia, Spanja dhe Anglia, sa për të përmendur ligat kryesore.
Feyenoord e mbylli Eredivisie në vend të tretë dhe sezonin e ardhshëm do të marrë pjesë në fazën e grupeve të Europa League.
Klubi i njohur holandez, ka marrë një nismë interesante. Feyenoord e ka kthyer stadiumin “De Kuip” në një “Bar-Restorant“ dhe tifozët e zjarrtë nga Roterdami do kenë mundësinë të kalojnë disa momente të bukura me të dashurit e tyre në fortesën e skuadrës së zemrës.
Një ide fantastike e Feyenoord, që ka lajmëruar në faqen zyrtare në “Tëitter” nisjen e rezervimeve. Një mundësi e mirë për të gëzuar tifozët.
/NOA.al