Koronavirusi, Kim Jong Un: Reagimi ynë, sukses i jashtëzakonshëm
Transmetuar më 03-07-2020, 09:41

Reagimi i Koresë së Veriut ndaj pandemisë së koronavirusit gjatë gjashtë muajve të fundit ka qenë një “sukses i jashtëzakonshëm”.

Është kjo ajo që deklaroi Kim Jong Un, duke nxitur të vazhdojnë të jenë “në gatishmëri të lartë” sepse një heqje shumë e shpejtë e masave të kontrollit të virusit mund të çojë në “një krizë të paimagjinueshme dhe të pakthyeshme”.

Siç raportoi agjencia shtetërore KCNA, lideri i Koresë së Veriut, në një fjalim të mbajtur në një mbledhje partie, tha se vendi arriti të “parandalojë me kujdes” që virusi të mund të depërtonte në vend.

Kujtojmë se Koreja e Veriut është mbyllur qysh prej 30 janarit dhe shumë pak njerëz kanë hyrë dhe dalë prej saj. /a.y/noa.al

Loading...