What’s app njofton ndryshime të reja për përdoruesit
Transmetuar më 02-07-2020, 23:01

Aplikacioni më popullor i mesazheve, Whatsapp, ka zbuluar ndryshimet e reja që do të jenë gati ditët e ardhshme për 2 miliardë përdoruesit e saj.

Kompania në pronësi të Facebook ka treguar se përdoruesit do të mund të shtojnë kontakte të reja në Whatsapp përmes QR code. Po kështu, do të mund të përdorin modalitetin ‘dark’ për versionin në desktop.

Whatsapp është fokusuar kryesisht në përmirësimin e shërbimit të video-call. Duke marrë shkasë nga pandemia e koronavirusit, ku bisedat online në grup po kryheshin më shumë në aplikacionin rival Zoom, Whatsapp ka filluar ndryshimet në këtë aspekt.

Kështu, do të mund të përdorni video-call me 8 persona në Whatsapp. Gjithashtu, një ikonë e re do t’ju shfaqet në grupet e bisedave prej 8 personash ose më pak, që do t’ju mundësojë të filloni një video-call përmes një kliku.

Ndryshime do të ketë edhe për videot që do të shikoni në Whatsapp. Të gjitha këto ndryshime do të jenë aktive për përdoruesit nga java e ardhshme. Por, që të keni akses në përdorimin e tyre, duhet t’i bëni përditësim aplikacionit të Whatsapp.

Loading...