Transmetuar më 02-07-2020, 17:04

Thuajse i tërë Rajoni i Ballkanit Perëndimor, është i përfshirë nga një valë e nxehtë e të prekurve me Cocid-19.  Shqetësuese paraqitet situata në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje, por me shifra më damatike po përballet Maqedonia e Veriut.

Referuar raportimit të mediave të Maqedonisë së Veriut,  bëhet e ditur se nga 1.653 teste të kryera, 173 raste kanë rezultuar pozitiv, gjatë 14 orëve të fundit.

Numri më i madh i të infektuarve i përket kryeqytetit të vendit, Shkupit, ndërsa rritje të rasteve të reja ka edhe në Strugë dhe Ohër. Në Gostivar 7 të infektuarit janë shtetas të huaj.

Të infektuarit në 24 orë: Shkup-75, Strugë-14, Ohër-10, Kumanovë-9, Tetovë-9, Shtip-8, Gostivar-7, Dibër-6

Viktimat në 24 orë, si pasojë e Covid-19 janë 15: Shkup-8, Tetovë-2, Strugë-2, Gostivar-2, Ohër-1

Fatmirësisht betejën me koronavirusin e kanë fituar orët e fundit 150 persona.

Të shëruarit në 24 orë: Në Shkup 105 pacientë, ndërsa në Tetovë 12, Strugë 10 dhe Shtip 7. Në qytetet e tjera ka më pak se 5 të shëruar.

Numri i rasteve aktive në nivel të Shkupit vazhdon të mbetet i lartë, përkatësisht 1.973 raste aktive. Me të dhënat e 24 orëve të fundit bilanci i të infektuarve në vend shkon në 6.625, numri i të vdekurve 321 ndërsa numri i rasteve aktive 3.556.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd