Transmetuar më 02-07-2020, 16:17

Ishin ftuar vetëm disa nga miqtë më të ngushtë, si dhe familjarët e saj.

Adrola Dushi ka festuar në një nga plazhet më të njohura të Ksamilit ditëlindjen e saj të 27-të.

Ishte një ditëlindje krejt e veçantë, që u festua gjatë gjithë natës së kaluar buzë detit.

Adrola dhe të ftuarit të saj nuk i kanë rezistuar haresë, përmes alkoolit, dhe kërcimit në rërë, aq sa shpesh kanë përfunduar edhe në det, duke u larë gjatë orëve të natës, – transemton NOA.al.

Kujtojmë se rreth dy vite më parë modelja shqiptare që po bën karrierë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Adrola Dushi konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti i saj, Adis.

U tha në se më tej ajo ishte lidhur me një model shqiptar, i cili megjithatë, nga ditëlindja e fundit, nuk është e qartë se ishte i ftuar, pasi askush nuk u veçua prej saj, përveç një prej mikeshave më të ngushta.

I vetmi mashkull që u pa të përqafohej me Adrolën gjatë ditëlindjes së saj, ishte gazetari i njohur i mediave rozë, Eraldo Rexha. Ky i fundit, merr në fakt pjesë në të gjitha gëzimet e vajzave të botës së show-biz dhe ky sukses i tij besohet se vjen nga komplimentet pa kursim, që adreson ndaj tyre. "Më e bukura e shqiptarisë," ka thënë Eraldo, duke e komplimentuar Adrolën edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, ndonëse këtë koment ai thuhet se e përdor thuajse për të gjitha vajzat e tjera.

Gjithsesi, e lumtur nga festa dhe surprizat që i rezervuan miqtë, Adrola ka falenderuar të gjithë të ftuarit, për të cilët tha se "më zbukuruat diten timë të lindjes dhe ma bëtë 27 vjetorin tim të paharrueshëm."

/NOA.al