Gruaja lind fëmijën në mes të rrugës, filmohet momenti emocionues
Transmetuar më 01-07-2020, 17:51

Ardhja në jetë e një fëmije është gëzimi më i madh për çdo prind.

Një video e shpërndarë në internet, tregon momentin e lindjes së një gruaje në Florida të Shteteve të Bashkuara.

Gruaja ka lindur në mes të rrugës, e asistuar edhe nga dy persona.

Atë e shoqëronte një mami, e cila shpëtoi foshnjën e vogël të mos rrëzohej në tokë.

Ajo ia dorëzoi fëmijën nënës e cila vazhdonte ende të qëndronte në këmbë. Deri tek hyrja e spitalit gruaja eci vetë me bebin në krahë. /k.k/noa.al/

Loading...