Transmetuar më 01-07-2020, 14:30

Kishte përshëndetur mes lotësh të shoqin, duke menduar se ishte në prag të vdekjes.

Ashtu si gruaja Sue Martin, kishin bërë edhe vajza dhe djali, të cilët kishin shkuar në spital për të parë për herë të fundit babanë e tyre, i cili prej 61 ditësh ishte i intubuar, me frymëmarrje të drejtuar për shkak të koronavirusit.

Mjekët i kishin dhënë zero mundësi mbijetese. Por historia mori një kthesë të papritur. Brenda pak orësh ndodhi një përmirësim i befasueshëm, dhe Mal u rikthye në jetë.

Gruaja e tij 49 vjeçe nga Cardiff në Uells, e kishte treguar historinë e trishto në Radio 4 në muajin prill, duke treguar se kishte pasur vetëm 10 minuta për ti thënë lamtumirë të shoqit 58-vjeçar me emrin Mal.

Dy fëmijët e tyre Hana, 16 vjeç dhe djali William, 13 vjeç, i premtuan se do e bënin krenar, teksa mendonin se po i thoshin fjalët e fundit. Pas kësaj, familja u përgatit për funeralin.

Por Mal kaloi 61 ditë i intubuar duke luftuar virusin, teksa mjekët arritën që ta nxjerrin nga intubimi, pas përmirësimit çudibërës.

Tashmë Sue, tregoi në programin ‘Today’ në Radio 4, se pas pak ditësh i shoqi do të kthehet në shtëpi, shkruan noa.al.

“Po shkon çdo gjë mirë, po bëhet çdo ditë dhe më i fortë. Ka nisur të ecë pa ndihmë. Ka ende disa vështirësi, por falenderoj mjekët që e mbajtën në jetë”, tregon gruaja.

Fatkeqësisht, 58-vjeçarit duhet ti priten disa gishta të këmbëve, dhe do ketë nevojë për trajtim të gjatë dialize. /a.y/noa.al