
Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën Penale, ku po mbahet seanca ndaj tij, lidhur me protestat e Unazës së Re.
Teksa seanca u shty, Balliu tha për meditat se është absurde të ndërrosh prokurorin 24 orë para se të vish në seancë gjyqësore.
“Duhet pyetur prokuroria për ndërrimin. Shtyrja e u vendos që dhe me kërkesën tonë për shkak se ai zotëri nuk di asgjë e s’mund të vijë të më akuzojë mua për interesa të partisë, ai zotëria duhet të lexojë faktet e të bëjë akuza konkrete. Më shumë deklarata kemi dhënë si opozitë nga dyert e gjykatave se sa në emisione. Se pavarësisht se vjedhjet i bën qeveria, në gjykata mbeten banorët e përfaqësues të opozitës. Në vend të arrestohen ata që vjedhin miliona euro, arrestohen dhe futen ne burgje banorët e Unazës së Re, sot s’kemi asnjë të arrestuar për megaaferën 40 milionë euro të unazës së re”, u shpreh Balliu.
Ai tha se duan të mbajnë nën presion banorët e unazës dhe përfaqësuesit e opozitës.
Po ashtu deklaroi se i dërguan policinë në orën 07.00 të mëngjesit në shtëpi. /a.y/noa.al
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/298302437992454/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





