
Dy pacient të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në spitalin Infektiv, duke e çuar në 65 numrin e viktimave qysh nga nisja e epidemisë.
Një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufiçiencës respiratore progresive, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.
Në raportin e fundit të ministrisë së Shëndetësisë, u konfirmuan edhe 45 raste të reja.
Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 367; Durrës 201; Shkodër 150; Vlorë 110; Fier 47; Lezhë 42; Korçë 28; Kukës 19; Elbasan 16; Gjirokastër 7; Berat 6 dhe Dibër 6.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/302115234164926/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





