Transmetuar më 30-06-2020, 19:54

Një 41-vjeçar është ndaluar nga policia në aksin Qafë Thanë-Pogradec.

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi F. M., banues në fshatin Buçimas, kishte në makinë 18 litra naftë, e ndarë në bidona plastikë dhe rreth 90 litra naftë të tjera në serbatorin e modifikuar të mjetit.

Për këto sasi ai nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Sakaq, policia e Korçës njofton edhe për një rast tjetër.

Ka filluar procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit I. C., 31 vjeç, banues në fshatin Kallamas, Korçë.

Në aksin rrugor Korçë-Liqenas, u kap nga shërbimet e policisë duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 19 koli me vaj ulliri dhe mallra të tjera industriale të dyshuara kontrabandë, për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës. /k.k/noa.al/