Transmetuar më 30-06-2020, 11:21
Foto ilustruese

Tenton t’i vjedh çantën një gruaje, nën kërcënimin e thikës, por vihet në pranga.

Efektivët e policisë Gramsh arrestuan në flagrancë V. P., 56 vjeç, banues në fshatin Lenie, Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, e hënë, teksa ishte pasagjer në autobusin e linjës Lenie-Gramsh, nën kërcënimin e një thike, ka tentuar t’i vjedhë një çantë dore shtetases L. M., banuese në fshatin Lenie, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe kanë bërë arrestim në flagrancë të të dyshuarit

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori.

Ndaj të ndaluarit, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. /a.y/noa.al