Transmetuar më 30-06-2020, 10:40

Ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Vukatanë, Shkodër, ku u qëllua me armë zjarri drejt kushëririt të deputetit socialist Luan Harusha, Fatjon Harusha.

Në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, u bë identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, Gjekson Pushi, 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

33-vjeçari u ndalua pasi dyshohet se në orën 12:30 të së hënës, në fshatin Vukatanë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga Fatjon Harusha, 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Aktualisht vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës. /a.y/noa.al

Të shtënat në Shkodër, një femër në motor qëlloi drejt kushëririt të deputetit socialist