Qeveria greke: Rihapen kufjtë për shqiptarët. Ambasada në Tiranë: Nuk hapen! Çfarë po ndodh?!
Transmetuar më 29-06-2020, 20:28

Agjencia e Lajmeve NOA publikoi sot deklaratën që zëdhënësi i qeverisë greke bëri nga Athina, ku njoftoi rihapjen e kufjve detarë dhe tokësorë me Shqipërinë. Lajmi entuziamoi qytetarë të shumtë, por dhe plot biznese, sidomos ato turistike.

Dinamika e lajmit dhe kundërlajmit

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas doli sot ora 12 në një konferencë shtypi ku tha se më datë 1 korrik do të hapen kufijtë tokësorë dhe detarë me Shqipërinë dhe vende të tjera të Ballkanit:

"Nga pasnesër do të lejohet lundrimi i anijeve nga jashtë në portet greke. Njëkohësisht hapen pikat kufitare në Evzones, Kakavia, Krystallopigi, Promachonas, Nymfea, Kastanies dhe Kipi. Pra mes vendkalimeve kufitare që rihapen janë Kakavija dhe Kapshtica.

Z.Petsas, shpalli kështu vendimin e qeverisë greke dhe mban përgjegjësi për deklaratën e bërë mbi rihapjen e kufijve detarë duke bërë që të gjithë të interesuarit të planifikojnë të lëvizin lirisht nga ajri, toka dhe deti, drejt Greqisë nga 1 korriku 2020.

Video më poshtë është pjesa ku z.Petsas bën njoftimin në emër të qeverisë greke.

Pas lajmit të qeverisë greke që u mirëprit nga shqiptarët, pak orë më vonë vjen një kundërlajm nga ambasada e Greqisë në Tiranë. Në të thuhet: "Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë (ΦΕΚ Β’ 2283/14.06.2020), në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës. Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi permes linjave detare, rrugore apo hekurudhore".

Pra, ambasada greke përgënjeshtron qeverinë greke duke njoftuar se kufijtë mbeten të mbyllur për qytetarët e thjeshtë.

Sipas po këtij njoftimi, përjashtohen: a) Qytetarë Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi, b) kalimi i kamionëve për transport mallrash, c) transporti i mallrave me anije, d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentet përkatëse.

Ky regjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik 2020, thotë Ambasada e Greqisë në Tiranë e cila shton se do të lajmërojë menjëherë me njoftim të saj, për çdo ndryshim që mund të rezultojë. /noa.al/

Loading...