Transmetuar më 29-06-2020, 19:40

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet policore të Italisë, pasi theu urdhrin e arrestit shtëpiak.

Bëhet fjalë për një 36-vjeçar me banim në Riccione, i akuzuar për trafikimin e lëndëve narkotike.

Gjatë arrestimit muaj më parë, atij iu gjetën rreth 2 kilogramë marijuanë në makinë.

Mbrëmjen e djeshme, shqiptari u vu re në orët e vona jashtë shtëpisë së tij teksa largohej me biçikletë.

Ai u arrestua dhe natën e kaloi në dhomat e paraburgimit, ku më pas u shoqërua sërish për në shtëpi në pritje të seancës gjyqësore. /k.k/noa.al/