A do hapet kufiri me Greqinë? Ambasada greke sqaron qytetarët
Transmetuar më 29-06-2020, 18:55

Ambasada e Greqisë në Tiranë ka publikuar një njoftim në Facebook mbi lëvizjen e shqiptarëve drejt vendit fqinj.

Në reagim shkruhet se fillimisht parashikohen fluturimet drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës.

Sakaq, do të vijojnë të jenë të kufizuara kalimi përmes linjave detare, rrugore dhe hekurudhore.

Nga këto kufizime përjashtohen një kategori individësh të cilët janë:

Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi

Kalimi i kamionëve për transport mallrash

Transporti i mallrave me anije

Hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentat përkatëse.

Postimi i plotë në Facebook:

Sipas udhëzimeve evropiane për hapjen e kufijve të BE-së dhe vendimeve respektive zbatuese të Greqisë (ΦΕΚ Β’ 2283/14.06.2020), në lidhje me udhëtimet nga Shqipëria për në Greqi, parashikohet mundësia e realizimit të fluturimeve drejt aeroportit Eleftherios Venizellos të Athinës. Nuk lejohet hyrja e personave nga Shqipëria për në Greqi permes linjave detare, rrugore apo hekurudhore.

Përjashtohen: a) Qytetarë Grekë, posedues të Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe persona që kanë banesën kryesore të tyre apo që qëndrojnë zakonisht në Greqi, b) kalimi i kamionëve për transport mallrash, c) transporti i mallrave me anije, d) hyrja e personave nëpërmjet kufijve tokësorë, për lëvizje absolutisht të nevojshme të karakterit profesional, të cilat i faktojnë me dokumentat përkatëse.

Ky rregjim lëvizjesh pritet të vazhdojë të jetë në fuqi edhe pas datës 1 korrik. Ambasada e Greqisë në Tiranë do të lajmërojë menjëherë me njoftim të saj, për çdo ndryshim që mund të rezultojë. /k.k/noa.al/

Loading...