Kryeministri Rama në Kosovë, takohet me zyrtarët pa vendosur maskë mbrojtëse
Transmetuar më 29-06-2020, 17:32

Kyeministri Rama ndodhet sot në Kosovë për një vizitë zyrtare, e paralajmëruar disa ditë më parë.

Ai do të takohet me krerët më të lartë të shtetit dhe partive politike në vend.

Me interes pritet takimi me Presidentit Hashim Thaçi, e ku më pas ky i fundit do ketë një komunikim me median, ku do të flasë për herë të parë pas akuzave nga Prokurori Special i Hagës.

Një detaj që vihet re është mungesa e maskës mbrojtëse nga Kryeministri Rama, në kushtet kur situata me koronavirusin vijon të jetë problematike.

Nga ana tjetër, stafet e Kryeministrit të Kosovës dhe kryeparlamentares ishin të gjithë me maska mbrojtëse. /k.k/noa.al/

Loading...