Transmetuar më 29-06-2020, 16:38

Armando Koçerri, njëri prej anëtarëve të grupit të “Habilajve”, është dënuar me 10 vite burg.

Vendimi u dha sot nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Koçerri akuzohet për trafikimin e lëndëve narkotike dhe u kap në Vlorë në banesën e tij në Babicë, në vitin 2017, me 4 ton lëndë narkotike.

Pavarësisht se Prokuroria kërkoi 15 vite burg, gjykata vendosi vetëm për 10 vite.

Ai konsiderohej si financieri i grupit që u hetua në Itali.

Duke iu referuar të dhënave nga Prokuroria e Katanias, të zbardhura nga mediat italiane, grupi i shkatërruar gëzonte në Shqipëri një mbështetje nga një pjesë e Policisë.

Sipas “Meridionews”, droga trafikohej nëpërmjet detit në Itali dhe më pas, aty i shpërndahej klaneve mafioze. “Organizata, e cila në Shqipëri gëzonte mbrojtje nga disa eksponentë të Policisë, të cilët ishin të implikuar, kryente trafikun kryesisht nga deti, falë mbështetjes së disa anijeve të peshkimit.

Në momentin që droga arrinte në Itali, ajo kalonte në nivelin e dytë. Disa persona të tjerë e blinin atë, dhe më pas, e rishisnin te pasuese të klaneve të mafies, kryesisht të provincave të Katanias, Sirakuzës dhe Raguzës”, shkruante disa muaj më parë “Meridonews”.

Më tej, media italiane shkruan edhe për hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe marrjen në pyetje të Moisi Habiljat në Itali për llogari të Shqipërisë. “Hetimet italiane u bashkuan më pas me një dosje nga Prokuroria e Krimeve të Tiranës. /k.k/noa.al/