Koronavirusi nuk ndalet në Maqedoninë e Veriut, 12 të vdekur në 24 orë
Transmetuar më 29-06-2020, 16:17

Maqedonia e Veriut po vuan nga agresiviteti i koronavirusit.

Bilanci rëndohet çdo ditë e më shumë, teksa në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 pacientë të prekur.

Sa i përket rasteve të reja, ato janë 132 të tilla, ku në total që prej fillimit të epidemisë janë infektuar 6 mijë e 209 persona.

Me të dhënat e 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve ka arritur në 298.

Aktualisht, në Maqedoninë e Veritu janë 2 mijë e 484 raste aktive me Covid-19, dhe që nga fillimi i pandemisë janë realizuar gjithsej 59 mijë e 633 testime. /k.k/noa.al/

Loading...