Transmetuar më 29-06-2020, 11:28

Policia thotë se ka ndërhyrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes tre vëllezërve, për motive pronësie.

Efektivët e policisë Mat, pasi kanë marrë informacion se në fshatin Midhë, Njësia Administrative Komsi, pasditen e së dielës po ndodhte një konflikt në familje.

Falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që mund të kishte pasoja të rënda.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i G. S., 34 vjeç, banues në Burrel, pasi ka goditur me një send të fortë gjyshen e tij 80-vjeçare, e cila pasi  ka marrë ndihmë mjekësore në spital, është larguar drejt banesës.

Po ashtu u arrestuan I. S., 45 vjeç dhe F. S., 42 vjeç, banues në fshatin Midhë, pasi për motive pronësie kanë goditur me sende të forta vëllanë e tyre B. S., 58 vjeç, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore është larguar drejt banesës.

Ndaj të dyshuarve për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Matit, për veprën penale “Dhuna në familje”. /a.y/noa.al