Transmetuar më 28-06-2020, 18:04

Ish-ministri socialist Arben Malaj, i doli në krah deputetit aktual të kësaj partie, pasi ai u shfaq në një video, kur shfaqej duke bërë testin e Covid -19, përmes një lëpirëseje.

Në vend të tamponit, një kamerë e fshehtë futi në kurth deputetin, duke ngjallur reagime të shumta. Por Malaj i ka dalë në mbrojtje duke thënë se Musa Ulqini "nuk ka asnjë nga veset që ka një pjesë e vogël e kupolës së lartë të Partisë Socialiste dhe Qeverisë Rama.

Reagimi i Arben Malajt:

Kjo video duhet ndërprerë në shpërndarjet denigruese ndaj Musa Ulqinit. Analistët të mos vihen në garë kush denigron një individ. Kjo rëndon psikologjisht gjithë familjen e tij. Musa Ulqini mund të jetë një idealist, mund të jetë një utopist, por Musa Ulqini nuk ka asnjë nga veset që ka një pjesë e vogël e kupolës së lartë të Partisë Socialiste dhe Qeverisë Rama".

Musa Ulqini nuk ka synuar kurrë pushtet absolut. Musa Ulqini nuk është hajdut, nuk është i paditur dhe nuk është arrogant. Musai nuk ka synuar kurrë mandate politike e publike të pa merituara. Musai ka prefereruar gjithmonë sfiden e garave dhe jo zvarranikun.

/NOA.al