Transmetuar më 28-06-2020, 13:38

Ky është Ilir Xhepaj Lika, personi i akuzuar si autori i dytë i vrasjes së dy biznesmenëve në një hotel në Kurbin.

Foto është realizuar pak pas arrestimit të tij në orët e vona, në Tiranë.

Ky person ishte shpallur në kërkim nga autoritetet, për ngjarjen e rëndë.

Por pas gati një muaj pas vrasjes, Xhepaj u tradhtua nga një telefonatë që e çoi policinë në vendin ku ai fshihej, në zonën e Astirit në kryeqytet.

Nga numri i telefonit që përdorej nga bashkëshortja e 33-vjeçarit u kontaktua nje person qe jepte apartamente me qira ne Astir.

Gjurmimi i këtij fakti çoi ne lokalizimin e të dyshuarit të cilin policia e mbajti në vëzhgim disa ditë, derisa e arrestoi. /k.k/noa.al/