Transmetuar më 28-06-2020, 12:47

Një 39-vjeçar nga Berati është arrestuar pasi u kap duke ndërtuar në zonën muzeale të qytetit.

Shtetasi me inicialet B.K., ishte duke ndërtuar në zonën e Kalasë.

Thihet se ai po kryente ndërtim të pa ligjshëm në banesën e vet, në zonën muzeale të Kalasë.

Ndërkaq, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit D.K., 61 vjeçe, për veprën penale “Ndërtim i Paligjshëm”, dhe shtetasi E.Z., 34 vjeç, me detyre inxhinier i Drejtorisë Rajonale të Trashgimisë Kulturore, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/