Transmetuar më 28-06-2020, 12:02

Kryedemokrati Lulzim Basha shkruan në Facebook se taksa 9 përqind do të aplikohet në qeverisjen e tij.

Sipas Bashës, nga kjo taksë përfitojnë të gjithë.

“Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë!

Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve.

Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%”, shkruan Basha në Facebook, duke publikuar edhe një video. /k.k/noa.al/