Transmetuar më 27-06-2020, 18:38

Merr flakë një automjet në levizje në autostradën Tiranë-Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 18:20, në brendësi të tunelit në autostradën Tiranë-Elbasan.

Dyshohet si pasojë e një defekti teknik ka marr flakë në ecje mjeti në pronësi të shtetasit F.N.

Nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm deme materiale.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./noa.al/