“Dikush i ka harruar në rrugët e Tiranës! A ju pëlqen byreku?
Transmetuar më 27-06-2020, 15:52

Një nga gatimet tradicionale të amvisave shqiptare është edhe byreku.

Por për të përgatitur petat e byrekut nuk është proces i lehtë, prandaj edhe qytetarë të ndryshëm që banojnë në qytet, shpesh i blejnë ato të gatshme.

Mirëpo ndonjëherë shitësit janë tepër të pakujdesshëm, aq sa i lënë në rrugë.

Një qytetare ka ndarë fotot e një sasi të konsiderueshme petash që janë vendosur në trotuar, për shitje, në një lagjë të Tiranës, dhe shtron ironikisht pyetjen: Dikush i ka harruar. A ju pëlqen byreku?

Autoritetet e Shëndetit Publik, sidoemos në këtë periudhë, nuk duhet të lejojnë që të shkelen rregullat më minimale, në mënyrë kaq flagrante, të sigurisë ushqimore.

/NOA.al

Loading...