Adoleshenti hedh fëmijën 6 vjeç nga kati i dhjetë, deklarata befasuese pas krimit
Transmetuar më 27-06-2020, 14:42

Hedh një fëmijë nga një kullë dhjetë kate e lartë, duke shënuar një prej ngjarjeve më të rënda të ndodhura ndonjëherë.

18-vjeçari anglez Jonty Bravery, nga Ealing, në zonën në perëndim të Londrës, hodhi nga ballkoni i katit të dhjetë i kullës Tate Modern, një fëmijë 6 vjeç.

Adoleshenti e tërhoqi fëmijën për krahu para syve të të atit, duke qeshur më pas.

Në vijim deklaroi se ishte i çmendur dhe me veprimin e bërë, donte të tregonte çmendurinë e tij.

18-vjeçari tha në polici, se e bëri gjithçka për të treguar çmendurinë e tij dhe për tu bërë i famshëm. Ai tha se të njëjtën gjë kishte tentuar pak ditë më parë me një fëmijë tjetër, por se nuk ia kishte dalë.

Vogëlushi arriti që të shpëtojë, por pësoi dëme të shumta, ndërkohë që 18-vjeçari po përballet me drejtësinë, i akuzuar për tentativë vrasje.

Bravery tha se kishte tentuar disa herë të tregonte se ishte i çmendur dhe kishte nevojë për kurim, por se nuk e besonin dhe kjo ishte arsyeja pse e hodhi fëmijën.

Historia tronditëse u shënua në 4 gusht të vitit 2019, por detajet e ngjarjes u bënë publike në seancën gjyqësore tw 25 qershorit. /a.y/noa.al

Loading...