Transmetuar më 27-06-2020, 10:30

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se taksimi “Rama” zbrazi xhepat e shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj.

Lideri i opozitës shton se raporti i Fondit Monetar Ndërkombëtar mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent.

“Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse.

Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë! Ditë më të mira”, shkruan Basha. /a.y/noa.al