Transmetuar më 26-06-2020, 18:20

Presidenti Ilir Meta i konsideron rekomandimet e Komisionit të Venecias si e vemtja rrugë për të ecur përpara me reformën e drejtësisë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kreu i shtetit nënvizon se është i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha institucionet që reforma në drejtësi të ecë pëprara.

“I vendosur për të qenë gjithmonë bashkëpunues me të gjitha institucionet, siç kam qenë përherë, në mënyrë që në Shqipëri reforma në drejtësi të fitojë shpejtësinë e humbur dhe njëkohësisht të rifitojë besimin e qytetarëve. Implementimi i rekomandimeve të Komisionit të Venecias është e vetmja rrugë për të ecur përpara”, shkruan Meta.

Në fakt, reforma në sistemin e drejtësisë po ecën me ritme të ngadalta që prej miratimit në vitin 2016.

Shpesh, kjo reformë ka shkaktuar përplasje të ashpra institucionale, të cilat duket se kanë kontribuar në ecurinë e ngadaltë të saj. /k.k/noa.al/