Transmetuar më 26-06-2020, 17:45

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf priti sot në takim për një shkëmbim mendimesh rreth gjendjes aktuale, Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Zingraf solli në vëmendje mbështetjen gjermane dhe evropiane, të deritanishme e të ardhshme, të vënë në dispozicion për zbutjen e pasojave të pandemisë. Në mbyllje të bisedës Ambasadori Zingraf u shpreh:

"Shkëmbimi mes Gjermanisë dhe Shqipërisë lidhur me pandeminë e Corona-Virus është i ngushtë dhe besimplotë. Me qëllim që të luftojmë në mënyrë të suksesshme virusin, do të duhej që secili/a prej nesh të japë kontributin e vet", – i tha kryediplomati gjerman ministres së Shëndetësisë, Manasterliu.

"Duhet që edhe më tej", – shtoi ai, – "duhet të jemi të kufizuar dhe të kujdesshëm, pasi virusi vazhdon ende të jetë mes nesh, rreziku është ende i pranishëm. Ndaj ju lutem vazhdoni të tregoni kujdes, ruani distancën, ruani veten dhe të tjerët! Përndryshe rrezikojmë jo vetëm shëndetin e të gjithëve, por edhe vendet e punës dhe rekuperimin e ekonomisë shqiptare. Përpara sezonit të turizmit veror agjensitë e udhëtimeve dhe vizitorët potencialë shohin me kujdes se si janë duke u zbatuar masat e mbrojtjes ndaj Corona-Virus në vendet e destinacionit", – ishte mesazhi i ambasadorit gjerman, gjatë takimit të sotëm me ministren e Shëndetësosë, Ogerta Manastirliu. /NOA.al