Prokurori që akuzon Thaçin, i emëruar nga Presidenti Trump
Transmetuar më 26-06-2020, 00:09

Prokurori special i Hagës, që ngriti padi ndaj Hashim Thaçit, është një amerikan i emëruar nga presidenti Donald Trump. Ai quhet Jack Smith dhe ka një eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë.

Burimet thonë se ai ka intervistuar me qindra luftëtarë të UÇK gjatë kësaj kohe, teksa puna e tij mbetet shumë sekret, siç raporton BBC. Ai është diplomuar në Harvard dhe ka një tjetër zëvendës, i cili po ashtu është amerikan.

Mbrëmjen e shkuar, analisti amerikan Daniel Serwer ironizoi të dërguarin e posaçëm të SHBA, Richard Grenell, duke thënë se ai e dinte se prokurori që po ngrinte padi ndaj Thaçit është i emëruar i Trump.

“Sigurisht që kjo mban erë me faktin se amerikanët preferojnë të negociojnë me kryeministrin e Kosovës. Prokurori është një amerikan i emëruar nga administrata Trump. E vështirë të bindem që Richard Grenell nuk ishte informuar më përpara,” tha Serwer.

Edhe para disa muajsh, Serwer pati ironizuar duke thënë se është vështirë të imagjinosh se Smith nuk e di se kë do të padisë dhe kë jo.

Është e paqartë pse Smith e publikoi aktakuzën dje më 24 qershor, 3 ditë para samitit të Uashingtonit, dhe jo më 24 prill kur e kreu zyrtarisht.

Pak orë pasi doli aktakuza, Departamenti Amerikan i Shtetit përgëzoi nismën e tij dhe i siguroi mbështetje.

Loading...